Protesta në Brazil kundër korrupsionit

Qindra persona në Brazil të organizuar përmes medias sociale janë mbledhur në mbështetje të operacioneve kundër korrupsionit dhe për të protestuar kundër politikanëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Protestuesit e mbledhur në Rrugën Paulista në Sao Paulo, krahas mbështetjes për operacionin kundër korrupsionit, po ashtu kanë protestuar edhe kundër sistemit zgjedhor me lista të mbyllura që po diskutohet në kongres dhe gjykimeve prioritare kundrejt disa autoriteteve publike.

Nga ana tjetër, qindra brazilianë të mbledhur në Plazhin Copacabana në Rio de Zhaneiro kanë hedhur slogane kundër politikanëve.

Ndryshe, pas protestave kundër korrupsionit në mars të vitit 2016 që nxorrën në rrugë 13 milionë persona, ish-presidentja e shtetit Dilma Roussef fillimisht u pezullua nga detyra për një periudhë gjashtëmujore, ndërsa në muajin gusht senati e shkarkoi përfundimisht nga detyra.

Qytetarët sërish vërshuan rrugët kur shumë emra të ministrave dhe drejtuesve nën kryesimin e presidentit që erdhi pas Rousseff, Michel Temer, u përballën me operacione antikorrupsion.

Në operacionet kundër korrupsionit që po vazhdojnë në vend, dhjetëra politikanë dhe afaristë u dënuan pasi doli në pah që politikanëve u është dhënë ryshfet në sasi prej më shumë se dy miliardë dollarë nga kompania shtetërore e naftës Petrobras dhe kompanita më të spikatura të vendit në sektorin e ndërtimit.

Operacionet kundër korrupsionit që shkaktuan përmbysjen e qeverisë së Dilma Rousseffit tani rrezikojnë edhe qeverinë e presidentit aktual Michel Temer.

Share Button