Protesta e banorëve për plehrat në Kamëz, Xhelal Mziu: Qeveria s’na jep leje mjedisore

Vazhdojnë protestat e banorëve të Kamzës kundra djegies së mbeturinave në Kamëz, ndërsa kërkuan takim me kryetarin e tyre për zgjidhjen e situatës. Që prej disa ditësh, ata jetojnë mes helmeve që lëshon asgjësimi i plehrave mes të cilave, po sipas tyre ka, edhe mbeturina spitalore e ushtarake.

Po vdesim”. Kjo është fjalia që thonë shumica e tyre, ndërsa kush ka mundur, ka larguar fëmijët nga shtëpitë. Xhelal Mziu nuk ka pranuar t’i takojë të gjithë banorët, të cilët u mblodhën para Bashkisë së Kamzës me pretendimin se organizatori kryesor i protestës ishte përfaqësues i PS-së dhe me banim në Zall-Herr, njësi administrative e Tiranës, megjithatë ka takuar ambientalistin Sazan Guri, që ka dalë në krah të banorëve të Kamzës.

Sipas kryetarit, Mziu pika e venddepozitimit të mbetjeve ku aktualisht ato hidhen është brenda normave teknike e ligjore. Mziu shprehet se ka kërkuar ndërtimin e një landfilli, por askush s’ia ka vënë veshin. Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu shprehet se bashkia e këshilli bashkiak kanë miratuar krijimin e një pike tjetër të mbledhjes së mbeturinave në Valias, por Agjencia Rajonale e Mjedisit Tiranë i refuzon lejen e mjedisit Bashkisë Kamëz, duke sjellë për pasojë këtë situatë. Ndërkaq, kamzalinjtë shprehen se do të vazhdojnë protestat deri në zgjidhjen e kësaj situate.

Share Button