Protesta, Berisha: Të gjithë sot në shesh

Ish-kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë ti bashkohen protestës së sotme të opozitës para Kryeministrisë.

Nëpërmjet një postimi në faqen e tij ne facecook Berisha fton shqiptarët të protestojnë kundër njeriut që me qeverine e tij ka bërë Shqipërinë vendin më të pasigurtë në Europë.
“Te dashur miq, te gjithe ne protesten Rama IK ne ora 11:00 ne sheshin Skenderbej. Te protestojme kunder njeriut qe po shnderron Shqiperine ne kartelin e droges, qe avionet e droges na i shiti per mushkonja, qe me qeverine e tij ka bere Shqiperine vendin me te te pasigurte ne Europe, qe rrembeu votat me mashtrime dhe para te pista dhe po zhyt shqiptaret ne papunesi, varferi dhe mjerim. Zgjidhja eshte Rama IK! IK! IK!”- shkruan Berisha në facebook.

 

Share Button