Protesta, Bashkia e Tiranës gjobit PD-në për dëmet e shkaktuara

Bashkia e Tiranës ka gjobitur Partinë Demokratike për dëmet e shkaktuara gjatë protestës së zhvilluar dje.

Lajmi është bërë i ditur nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili ka postuar në rrjetin social Facebook shumën që duhet të paguajë PD.

“163 milionë lekë gjobë! Kjo është fatura e detajuar e dëmeve, të cilën s’duhet ta paguajë taksapaguesi i Tiranës, por ata që e shkaktuan!”, ka shkruar Veliaj në Fb.

Për herë të parë në histori, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka ndërmarrë një masë ndëshkimore, pas vlerësimit të dëmeve të shkaktuara gjatë protestës, që zgjati vetëm 5 orë.

Në një tabelë, ku janë përpiluar të gjitha dëmet e shkaktuara, kostoja e dëmit të vlerësuar nga Bashkia e Tiranës shkon deri në 16,37 mln lekë, shumë të cilën kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha detyrohet ta paguajë brenda 7 ditësh, sigurisht në emër të institucionit të tij.

“Gjoba” vjen gjithashtu edhe me një paralajmërim për bllokim të llogarive bankare të subjektit politik PD, nëse shuma nuk paguhet brenda 30 ditësh.

Share Button