Promovim i raportit për gjendjen e popullsisë botërore në vitin 2017

Zyra e Fondit për popullsi e Kombeve të Bashkuara sot do ta promovojë raportin për gjendjen e popullsisë botërore.

Raportin do të prezantojë drejtoresha e zyrës së UNFPA-së në Shkup, Dojna Bologa ndërsa fjalim do të ketë edhe drejtoresha ekzekutive e organizatës ROMA SOS. nga Prilepi, Nesime Salioska.

Raporti i këtij viti, siç njoftojnë nga UNFPA, i është dedikuar rritjes së pabarazisë në botë. Pabarazia ekonomike është ngushtë e lidhur me pabarazinë në shëndetin seksual dhe riprodhues. Në vendet në zhvillim, 20 përqind e grave në pjesën më të varfër të popullsisë, kanë akses më të ulët në shërbimet për shëndet seksual dhe riprodhues, duke përfshirë kontracepsionin.

Gratë dhe vajzat që jetojnë në varfëri, veçanërisht ata që janë më pak të arsimuar dhe jetojnë në zonat rurale dhe nuk kanë qasje në kontracepcion, janë nën rrezik më të lartë të shtatzënisë së paplanifikuar. Kjo nga ana tjetër çon në rreziqe më të mëdha shëndetësore, si dhe në pasojat ndaj gjendjes ekonomike për ta dhe për fëmijët e tyre.

Share Button