Prokuroria kërkon pezullimin e gjyqtarit Gjin Gjoni

Prokuroria e Elbasanit kërkon pezullimin e gjykatësit të Apelit, Gjin Gjoni, i akuzuar nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, për fshehje pasurie, falsifikim dokumentesh dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Mësohet se Prokuroria e Elbasanit ka dërguar sot në gjykatë kërkesën për pezullimin nga detyra të gjyqtarit Gjoni, deri në përfundimin e hetimeve.

Në kallëzimin e ILDKP-së thuhet se gjykatësi Gjin Gjoni, në bashkëpunim me dy noterë, ka fshehur shumën prej 1.8 milionë eurosh. E kallëzuar nga Inspektorati është dhe bashkëshortja e tij.

 

Share Button