Prokuroria kërkon 25 vjet burg për Përrenjasin

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënim me 25 vjet burg për Ardian Prrenjasin i cili akuzohet për marrëdhënie homoseksuale me të mitur dhe heqje të paligjshme të lirisë. Në seancën e sotme prokurori i çështjes ka dhënë pretencën për Ardian Prrenjasin në lidhje me rrëmbimin dhe mbajtjen peng të 10-vjeçarit Julian Cela, ndërsa hetimet per rastin ne fjale do të vazhdojnë. Julian Çela është shpallur i humbur që prej 30 dhjetorit të vitit 2012 dhe që nga ajo ditë disa versione janë ngritur për zhdukjen e tij. Ardian Prrenjasi u vu në pranga në mars të vitit 2013, në shtëpinë e marrë me qera në zonën e Laprakës.  I cilësuar si “monstra” i Laprakës, ai e pranoi akuzën dhe aktualisht po gjykohet për këtë vepër penale. Por ai shokoi hetuesit, kur vetëm pak orë pas arrestimit rrëfeu se ka rrëmbyer dhe vrarë Julian Çelën, djalin e zyrtarit të lartë të SHISH-it, Skënder Çela. Ai tha se trupin e fëmijës e ka hedhur në landfillin e Sharrës, por kërkimet nuk dhanë asnjë rezultat.

Share Button