Prokuroria burg të përjetshëm vrasësit të komisar Musa Skurrës

Prokuroria ka kerkuar burgim te perjetshem ndaj 20-vjeçarit Fitim Alla, i akuzuari kryesor për vrasjen e Shefit të Krimeve të Burrelit, komisarit Musa Skurra , më janar të 2013-ës.

Gjatë seancës së sotme në Gjykatën e Krimeve të Rënda, organi i akuzës ka kërkuar gjithashtu nga 9 vite burg për të rinjtë Edison Lleshi dhe Vilson Milkurti si bashkëpuntor ne ngjarje si dhe per armbajtje dhe prodhim të municioneve pa leje.

Shefi i Krimeve të Policisë së Matit, Musa Skura u plagos mbrëmjen e 13 janarit gjatë një operacioni për arrestimin e anëtarëve të një bande që trafikonte armë ndërsa ndërroi jetë disa ditë më pas si pasojë e plageve të marra.

Share Button