Prokuroria: 18 vite burg për nënë e bijë, mashtruan me vizat për në Kanada

Prokuroria e Tiranës kërkon 18 vite burg për nënë e bijë Lule dhe Adela Makashi.

Ato akuzohen për mashtrim.

Nënë e bijë kanë mashtruar 225 persona me pretendimin se do t’i çonin në Kanada me viza pune.

Organi i akuzës ka kërkuar përkatësisht 10 vite burg për Lule Makashin dhe 8 vite burg për vajzën e saj Adela.

Nënë e bijë tentuan të ikin nga Shqipëria vitin e shkuar.

Luli dhe Adela Makashi u ndaluan rreth orës 23:00 në Rinas.

Ato u shpallën në kërkim dy ditë më parë, pas denoncimit të 26 vetëve në polici.

Me premtimin se do t’i çonin në Kanada, ku do t’i sigurohej punë, të mashtruarit kishin paguar deri në 20 mijë euro.

Pas zbulimit të skemës mashtruese, policia i shpalli në kërkim.

Share Button