Prokuror dhe ekspert mjeko-ligjor, në Greqi për zemrën e Karelit

Përfaqësues prokurorisë dhe mjekësisë ligjore udhëtuan drejt Greqisë për të tërhequr zemrën e Ilia Karelit, viktimës së gardianëve të burgut Nigritas në Greqi.

Nga burime zyrtare të Prokurarisë së Përgjithshme thuhet se prokurori dhe eksperti do të shoqërohen nga oficeri i kontaktit në ambasadën shqiptare në Athinë. Kërkesa për tërheqjen e zemrës së 42 vjeçarit, Ilia Kareli u bë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, dhe pasi të mbërrijë në Shqipëri do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së shqiptarit të torturuar dhe do t’iu shërbejë hetimeve për çështjen.

Pas ekspertizës zemra do t’iu dorëzohet familjarëve të viktimës. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore në greqi, Kareli vuante nga një sëmundje e hershme e zemrës, gjë që ka ndikuar në vdekjen e tij, prej torturës.

Ilia Karelia apo i njohur edhe si Kudret Kume, ndërroi jetë në qelitë greke, i dhunuar nga gardianët e burgut të Nigritas, në shenjë hakmarrjeje ndaj vdekjes së kolegut të tyre, Jorgos Cironi, i vrarë nga Kareli.

Share Button