Profesoresha britanike refuzon shpërblim nga Izraeli për shkak të Palestinës

Një profesoreshë e njohur britanike ka refuzuar të pranojnë një shpërblim të majmë nga Izraeli, pikërisht për shkak të politikës së këtij shtetit ndaj Palestinës.

Ky veprim i saj konsiderohet si tentimi më i ri i aktivistëve për të bojkotuar shtetin hebre, për shkak të okupimit të territoreve palestineze, njofton agjencia AP.

Në deklaratën e postuar në faqen e Facebook të Komitetit britanik për universitetet palestineze (BRICUP), i cili e mbështet fushatën e bojkotit, deinvestimit dhe sanksioneve (BDS) kundër Israelit, profesoresha e historisë në Kolegjin Universitar në Londër (BCL), Catherine Hall, ka deklaruar se ka vendosur të heq dorë nga shpërblimi “pas shumë diskutimeve me njerëz të cilët janë të involvuar në politikën e raporteve Izrael-Palestinë, por që kanë këndvështrime të ndryshme, për të gjetur mënyrën më të mirë për të vepruar”.

Ajo ka shtuar, se vendimi për të refuzuar shpërblimin prej 300.000 dollarë është “vendim i pavarur politik” i saj.

Ajo nuk ka pranuar të përgjigjet në thirrjet e gazetarëve për të komentuar më detajisht këtë vendim, njofton AP.

Share Button