Produktet në shtëpinë që shkaktojnë kancer

Ka shumë produkte në shtëpinë tuaj që mund të shkaktojnë kancer dhe në këtë artikull, ne do t’ju prezantojmë disa prej tyre. Ne jemi të ekspozuar ndaj kimikateve të shumta të dëmshme. Restorantet dhe vendet e punës duhet t’i përmbahen masave të caktuara të sigurisë kështu që klientët dhe punëtorët e tyre nuk do të ekspozohen ndaj substancave të rrezikshme. Por këto substanca mund të gjenden edhe në shtëpinë tuaj.

Tiganët që nuk ngjisin

Ato lëshojnë kimikate toksike gjatë gatimit. Veshja fillon të prishet dhe lëshon shumë gazra me bazë fluoride dhe grimca toksike, shumë prej të cilave shkaktojnë kancer. Mundohuni të përdorni tiganë qeramikë ose enë me qelq.

Ëmbëlsirat artificiale

Nëse mbani në shtëpi disa prej ëmbëlsuesve të mëposhtëm, ju duhet t’i hedhni ato poshtë. Një prej tyre është Acesulfame K që ndikon në shtatzëni, shkakton tumore dhe mund të jetë kancerogjene. Aspartame mund të jetë vdekjeprurëse për ata me phenylketonuria dhe është e lidhur me kancerin e lëkurës. Saharin është i patretshëm dhe mund të shkaktojë kancer të fshikëzës. Sorbitoli shkakton gaz, bloating dhe diarre dhe tretet pjesërisht te zorrët. Zvendësoni këto ëmbëlsues me ato natyrore si Stevia, Erythritol, Xylitol dhe shurupi Yacon.

Pluhuri talk

Talku mund të çojë në kancer ovarian dhe irritim të mushkërive. Disa studiues gjetën se shumica e tumoreve të vezoreve kishin grimca talku të ngulitura thellë. Një studim tjetër lidhet me pluhurin me kancerin ovarian dhe që atëherë, mbi 20 studime kanë treguar lidhje të ngjashme. Një studim i kohëve të fundit shqyrtoi të dhënat nga një hulumtim që përfshinte rreth 2.000 gra dhe tregoi një rrezik në rritje të kancerit në vezoret në 20-30 për qind për gratë që përdorën pluhur talk për higjienën intime.

Aromatizuesit e ajrit

Aromatizuesit e ajrit mund të eliminojnë erërat dhe gazin e dëmshëm nga shtëpia juaj, por tymi që lëshojnë mund të jetë shumë i rrezikshëm. Këto tym mund të shkaktojnë kancer (fyt dhe hundë), çekuilibër hormonal dhe probleme në frymëmarrje si astma. Përdorni vajra esenciale në vend të freskuesit të ajrit pasi ato krijojnë aroma të këndshme dhe sigurojnë përfitime shëndetësore. Është vërtetuar se thithja e vajit të rozmarinës mund të stimulojë sistemin nervor dhe të përmirësojë gjendjen tuaj shpirtërore. Shtoni dhjetë deri në pesëmbëdhjetë pika të vajit tuaj të preferuar në një shishe sprucuese dhe shtoni një filxhan ujë të distiluar dhe lëreni atë rreth shtëpisë.

Pasta e dhëmbëve

Pasta e dhëmbëve përmban fluoride dhe sakarinë të cilat janë kancerogjene. Fluori ka shumë efekte të dëmshme si dëmtimi i tiroides dhe dëmtimi i dhëmbëve. Përdoreni vajin e kokosit si alternativë në vend të pastës së dhëmbëve. Sakariumi është 350 herë më i ëmbël se sheqeri dhe është karcinogjen, prandaj ju duhet të qëndroni larg prej saj. (Q.A) /Shije.al/

Share Button