Produktet me përbërës toksikë, prej të cilëve duhet të keni kujdes

Vitet e fundit të gjitha produktet përfshirë edhe ato ushqimore përmbajnë kimikate nga më të ndryshmet, që lehtësisht mund të bëhen toksike për organizmin tonë. Më të rrezikuarit në këto raste mbeten fëmijët duke qenë se sistemi i tyre imunitar është më i dobët në krahasim me atë tonin. Më poshtë do tju njohim me produktet të cilat përmbajnë elementë toksikë dhe prej së cilave duhet të tregohemi të kujdesshëm madje ti shmangim totalisht.

Mishrat dhe ushqimet e përpunuara: Ushqimet e shpejta janë zakonisht të përpunuara, të skuqura, të homogjenizuara, të hidrogjenizuara dhe të mbushura me aditivë dhe kimikate. Qumështi që konsumojmë në kuti është zakonisht i përpunuar dhe në disa raste përmban antibiotikë, pesticide dhe kimikate të tjera. Mishrat e përpunuar kanë një lidhje të drejtpërdrejtë me sëmundjet tumorale, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Mënyra më e mirë për të parandaluar ushqimet e përpunuara është t’i konsumoni sa më rrallë, të blini vetëm produkte organike dhe të lexoni me kujdes etiketat.

Toksinat në produktet e kujdesit vetjak: Ndoshta është e vështirë për një konsumator të njohë të gjithë përbërësit e produkteve të higjienës personale. Për shembull, llaku i flokëve dhe acetoni i thonjve përmbajnë phthalate, që shkakton probleme me vëmendjen dhe i shpërqendron fëmijët. Pasta e dhëmbëve përmban një neurotoksinë të quajtur fluoride, e cila nuk duhet konsumuar nëse ka më shumë se 1600 njësi në etiketë, sidomos për fëmijët. Shampot dhe produktet e tjera për fëmijë përmbajnë Sulfatin Laureth, (një kimikat shumë i rëndë që shkakton alergji) 1,4-dioxane (element shtazor që shkakton kancer), Formaldehyde (neurotoksinë që çrregullon zhvillimin) dhe më e keqja nga të gjitha Parfum, një përzierje e mbi 3000 kimikateve të rënda të cilat kompanitë për fatin tonë të keq nuk janë të detyruara me ligj t’i tregojnë.

Toksinat në detergjentët larës: Detergjentët larës përmbajnë fosfor, enzima, amoniak, naftalinë, phenol dhe sodium nitilotriacetat. Të gjithë këto kimikate me emra të pakuptueshëm që shkaktojnë kruarje, njolla, tharje të lëkurës dhe problem me sinozitin. Këto kimikate përthithen lehtësisht nga lëkura nëpërmjet çarçafëve dhe rrobave. Për më tepër, të gjithë këto detergjentë që ne përdorim përmbajnë aroma që në vetvete nuk janë asgjë tjetër veçse një kokteil parfumi i mijëra kimikateve të rrezikshme.

Share Button