Prodhonin produkte ushqimore të falsifikuara, arrestohen babë e bir

Është e tmerrshme dhe e frikshme kur shikon pamjet e këtij bodrumi ku prodhoheshin artikuj të ndryshëm ushqimorë dhe me ambalazhim të falsifikuar që hidhen në treg. Të mendosh më pas se ato i vendosim në tryezat tona për tu konsumuar.

Shumë herë themi se nuk dimë çfarë hamë!! Këto pamje përforcojnë më së miri këtë shprehje.

Babë e bir kishin improvizuar një bobrum në një nga apartamentet pranë Brrylit në Tiranë dhe atje prodhonin artikuj të ndryshme ushqimor, si vaj ulliri apo salcë, të cilët i etiketonin me ambalazhim të falsifikuar.

Shikoni pamjet: Nuk bëhet fjalë për higjienë, apo pastërti. Bidonë dhe kova boje të ndotur, shishe qelqi salca domatesh të palara, apo vaj ulliri i cili vetëm emrin ka të tillë pasi në shishe i hidhet aromë vaj ulliri.

Share Button