Prodhimi i patates në Europë, ja ku renditet Shqipëria

Zyra e statistikave të Bashkimit Europian analizon veç 28 vendeve anëtare, edhe Norvegjinë, Zvicrën si dhe vendet e rajonit, përfshirë; Maqedoni, Malin  e Zi, Kosovën, Bosnje Hercegovinën, Serbinë apo Turqinë.

Shqipëria vlerësohet se prodhon rreth 245 mijë ton patate në vit. Në krahasim me rajonin, Shqipëria lë pas Maqedoninë, Kosovën, dhe Malin e Zi.

Bosnje Hercegovina dhe Serbia ndërkohë prodhojnë 351 dhe 639 mijë tonë patate në vit. Shqipëria lë pas edhe Kroacinë në rajon, kur prodhimi nuk i tejkalon 171 mijë ton në vit, raporton “Scan”.

Në nivel europian, Gjermania mban vendin e parë me 10 milionë ton prodhim në vit, duke zënë 19% të totalit të prodhimit të vendeve të Bashkimit Europian.

Eurostat vlerëson se, në total në vendet e Bashkimit Europian prodhohen 53 milionë ton patate në vit, çka përkthehet në një rënie të prodhimit me plot 36% në krahasim me vitin 2000.

Share Button