Probleme me uljen e avionit në aeroportin “Nënë Tereza”

Një çarje e gomave gjatë fërkimit me pistën i ka shkaktuar probleme në ulje, një avioni në aeroportin e Rinasit ditën e sotme.

Problemi mund të jetë shkaktuar nga frenimi i fortë i avionit, duke i shkaktuar vështirësi në ulje.

Për fat të mirë nuk janë raportuar dëme në njerëz apo dëme materiale, por është anulluar fluturimi i radhës deri në ndërrimin e gomave.

avion

Share Button