Probleme me baterinë e telefonit? Ja 4 këshilla

Bateria e telefonit është një sfidë në vete, pasi jetëgjatësia e saj gjithmonë ka qenë një problem.

Njerëzit kanë filluar të përdorin disa këllëfe të veçanta që shërbejnë edhe për karikim, siç është ajo e Apple.

Por, janë disa këshilla të cilat nëse filloni t’i aplikoni, mund t’ju ndihmojnë me këtë problem dhe të bëjnë që bateria juaj të zgjasë më shumë.

1. Mbyllni vendndodhjen (location services)
2. Mbyllni njoftime (push notifications)
3. Mbyllni aplikacionet të cilat i keni hapur më parë dhe zgjidhni opsionin në “settings” që t’i ndaloni të funksionojnë në “background”.
4. Sigurohuni që telefoni juaj të mos nxehet shumë

Paul Shearing nga Universiteti i Londrës tregon se shumë aplikacione funksionojnë pa dijeninë tuaj, në sfond, dhe kjo bën që bateria të bie më shpejtë. Sipas tij, duhet që në “settings” të këtyre apliakacioneve të mbyllni “background refresh”.

E njëjta gjë vlen edhe për lajmërimet. Shumë aplikacionu ju dërgojnë lajmërime ose “notifications”, prandaj nëse ato nuk ju hyjnë në punë, mund të veproni njëjtë si më lartë, që në “settings” t’i fikni edhe ato.

Një tjetër gjë shumë e rëndësishmë është fakti që telefoni juaj nuk duhet të nxehet shumë, pasi duhet ta kuptoni që pajisja juaj është një mini-kompjuter, i ka të gjitha përveç pjesës ftohëse.

Në momentin kur telefoni juaj është nxehur shumë atëherë çipi CPU është duke operuar me të gjitha kapacitetet e tij, që do të thotë se është duke konsumuar shumë energji nga bateria juaj.

 

Share Button