Prizreni, “Firence e Ballkanit”

Agjencia italiane e lajmeve “ANSA” ka publikuar një artikul ku e quan Prizrenin “Firencen e Ballkanit”, për shkak të objekteve të vjetra dhe multikulturore.

 Prizreni kondsiderohet mozaik etnish e religjionesh. Në të jetojnë shqiptarë, turq, boshnjakë, goranë e romë; myslimanë, ortodoksë, katolikë e hebrenj.

Ky qytet konsiderohet si trekëndësh fetar. Pak metra larg xhamisë më të vjetër në Kosovë, me minaret më të larta në Ballkan, gjendet kisha ortodokse e jo shumë larg tyre gjendet edhe kisha katolike.

Prizreni njihet për zeje të lashta, që funksionojnë që nga viti 1400, shkruan agjencia italiane e lajmeve “ANSA“.

Ai vizitohet nga 100 mijë turistë çdo vit dhe ka 117 mijë banorë.

Share Button