Prizren, gjenden mbetje mortore të 5 trupave

Përfundojnë gërmimet në hapësirat e varrezave ortodokse në Prizren ky dyshohej për varr masiv dhe gjenden mbetje mortore të pesë trupave të vdekur.

Në një deklaratë për Anadolu Agency (AA), kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Prenk Gjetaj, bëri të ditur se në gërmimet e filluara sot nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në bashkëpunim me EULEX-in, në prezencën e Komisionit qeveritar për të të pagjeturit në Kosovë dhe në Beograd, si dhe nën përcjelljen e policisë për krime lufte, janë gjetur 5 trupa. Ai tha se ende nuk dihet se a janë këto gjetje të lidhura me të pagjeturit e luftës së fundit në Kosovë, duke shtuar se kjo do të shihet pas caktimit të identitetit të tyre me procedurat mjeko-ligjore.

Në anën tjetër, drejtori Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, në një deklaratë për AA tha se gjetjet mortore të pesë trupave të vdekur do të dërgohen për autopsi dhe do të bëhen analizat e AND-së. Ai bëri të ditur se lokacioni në fjalë është gërmuar edhe më herët, por që nuk është përfunduar plotësisht, meqë përbëhet nga një hapësirë të madhe.

Share Button