Pritshmëritë që tejkalojnë aftësitë reale dëmtojnë zhvillimin e fëmijës

Fëmijëve u duhen disa vite për të mësuar si të kuptojnë emocionet. Kur bëhet fjalë për të treguar durim, për të ndjekur udhëzime, për tu marrë me detyra më të vështira, për të kujtuar plane dhe për të kontrolluar impulset e tyre, ata janë në disavantazh sepse truri i tyre është akoma në zhvillim e sipër.

Çfarë ndodh kur ne e harrojmë këtë fakt? Kur ne harrojmë që fëmija është akoma duke u zhvilluar, ne vendosim kërkesa dhe pritshmëri që i tejkalojnë aftësitë e tyre. Nëse fëmijët ndeshen shpesh me kërkesa dhe pritshmëri të tilla joreale, ata e humbin drejtimin në proçesin e tyre të zhvillimit. Fëmijët kanë nevojë për një atmosferë të përgjithshme pozitive për të qënë të pranishëm, të motivuar dhe të vëmendshëm.

Studiuesit dhe terapistët rekomandojnë këto teknika sensitive të zhvillimt:

1) Shprehni pritshmëritë tuaja qartë dhe me qetësi dhe vendoseni fokusin në zgjedhjet pozitive më shumë sesa tek të ndaluarat
2) Flisni me fëmijët rreth ndjesive
3) Mos u përpiqni të impononi ritmin e të rriturit tek një fëmijë që nuk arrin dot
4) Identifikoni dhe largoni situatat apo objektet që ju i parashikoni se do të sjellin shqetësime apo konflikte
5) Përgëzojini fëmijët kur arrijnë t’i bëjnë gjërat në mënyrën e duhur
6) Hiqni shpërqëndruesit dhe joshjet e panevojshme

Share Button