Priten rritje të gjobave ndaj shkelësve të qarkullimit rrugor

Përdorimi i celularëve gjatë drejtimit te mjetit konsiderohet një nga shkaqet kryesore te aksidenteve rrugore. Për këtë arsye, Policia e Shtetit ka propozuar ndryshim në kodin rrugor duke ashpërsuar gjobën nga 5 – 10 fish.

Gjatë një prononcimi per mediat Dretori i Qarkullimit Rrugor Mitat Tola tha se kjo është një nga ndryshimet e propozuara prej tyre për kodin rrugor, që synon njësimin e tij me kodin europian

Tola: Përdorimi i celularit është një nga problemet kryesore në trafik. Drejtuesit e mjeteve e kanë në modë përdorimin e celularit dhe ne besojmë se mund ta ulim me një masë administrative siç e kemi ne me 10-15 mijë lekë të vjetra. Eksperienca me rripin e sigurimit ku katërfishimi i masës administrative ka sjellë një përdorim të dukshëm, shpresoj që edhe ashpërimi i masës administrative të celularit që është pjesë e ndryshimeve të kodit rrugor të ulet edhe përdorimi i tij dhe shkaqet e pasojave rrugore nga ky përdorim.

Drejtori i Policisë Rrugore tha se në javën që fillon do të ketë kontroll të intensifikuar të mjeteve dhe sensibilizim në kuadër të ‘Ditës së Përkujtimit të viktimave nga aksidentet rrugore”. Po ashtu kontrolle do të ketë deri në fund të vitit kohë kur emigrant kthehen për festat.

Tola: Kjo javë deri në fund të vitit, ku në Shqipëri për shkak se shumica e emigrantëve kthehet në Shqipëri, trafiku mbingarkohet. Për të ulur aksidentet rrugore, kontrollet do të jenë të vazhdueshme.

Ai u shpreh plani i masave, ka bërë që të ketë vit të këtë një numër më të ulët të aksidenteve, referuar 2016, me 40 viktima më pak.

Share Button