Priten përfundime të rëndësishme nga konferenca e sotme për kurrikulat e medreseve

Në praninë e funksionarëve të jetës fetare islame dhe instituticioneve edukative islame nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i zi, Sanxhaku, Presheva dhe Bosnja Hercegovina po vijon punimet në ditë e dytë të saj Konferenca e III Ndërkombëtare me temë: “Medresetë shqiptare sot: Kurrikulat dhe tekstet shkollore”.

Kjo konferencë ndërkombëtare organizohet për te tretin vit radhazi nga Instituti Ndërkombëtar i Mendimit Islam (IIIT) dhe Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam (AIITC), në bashkëpunim me Qendrën për Studime të Avancuara (CNS) – Sarajevë dhe Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup.
Synimet e konferencës janë përpjekjet për të studiuar, analizuar dhe evidentuar zhvillimet e aspekteve të ndryshme të mendimit islam te shqiptarët, gjendjen aktuale, sfidat me të cilat përballet dhe perspektivat e saj. Në këtë konferencë po ashtu do të prezantohen e modele të arsimit islam nga bashkësitë islame fqinje, siç janë Sanxhaku dhe Bosnja.

Në ditën e parë, ceremoninë e çeli prof. dr. Faredin Ebibi, dekan i FSHI – Shkup. Ai foli për rëndësinë e këtij takimi akademik në zhvillimin e medreseve shqiptare dhe planprogrameve të tyre. Më pas për përshëndetën takimin me radhë, Prof. Dr. Omar Kasule, Prof. As. Dr. Ramiz Zekaj, Dr. Ahmet Alibašić dhe Kryetari i BFI, Reis Sulejman ef. Rexhepi.

Prof. Kasule prezantoi shkurtimisht një zhvillim historik të medreseve në Botën Islame, duke theksuar rëndësinë e ndërthurjes midis programeve tradicionale dhe reformave modernizuese.

Prof. Zekaj bëri një rezyme të objektivave që synohen të përmbushen nëpërmjet organizimit të këtyre konferencave në vitet 2015, 2016 dhe 2017.

Këtë e përforcoi më tej drejtori i CNS – së – Dr. Ahmet Alibasic. Sipas tij, vijimësia e këtyre takimeve dëshmon seriozitetin dhe sinqeritetin e nismëtarëve të tyre për të ndihmuar në përmirësimin e edukimit islam, si njëri nga të paktat kontribute ballkanike të vlerësuara në Europë.

Në mbyllje të seancës së parë, kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, Reis Sulejman ef. Rexhepi, vlerësoi lart motivin e konferencës. Ai parashtroi idenë e unifikimit të kurrikulave në medresetë islame shqiptare dhe forcimin e identitetit të tyre kombëtar, në shërbim të fesë dhe të atdheut. Konferenca po  vazhdon punimet edhe gjatë ditës së sotme, ku pritet të dalin përfundime te rëndësishme për kurrikulat mësimore të medreseve.

 

22281784_1672606929440664_2398549987029926830_n22254963_1673143586053665_2927297328780136666_o22195456_1672606926107331_6017869974316014690_n 22218297_1672525336115490_7892831390319256306_o 22218641_1673143322720358_5573308507297351511_o 22339275_1673144126053611_3539785061403710691_o

 

Share Button