Pritë furgonit të qumështit për grabitje, një i vdekur në Lezhë

Një person ka mbetur i vdekur mëngjesin e ditës së sotme në Torovicë të Lezhës gjatë një tentative grabitje.

Sipas të dhënave të para nga policia lokale, autori ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një furgoni ku po udhëtonin dy persona.

Nga të shtënat me armë zjarri njëri nga personat që ndodhej në furgon, Jesir Qokthi 27-vjeç ka mbetur i vdekur, ndërsa tjetri u ka shpëtuar plumbave.

27-vjeçari bashkë me shokun e tij që po udhëtonin me furgon po mblidhnin qumështin e bagëtive në zonën e Torovicës.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Pista e parë ku po hetohet është grabitja, pasi po i njëjti furgon është tentuar të grabitet edhe para tre viteve në të njëjtën zone.

Share Button