Prindërimi modern pengon zhvillimin e trurit tek fëmija

Sipas një studimi nga Universiteti i Notre Dame, praktikat sociale dhe idetë e edukimit të jetës së sotme moderne po pengojnë zhvillimin e shëndetshëm emocional dhe mendor tek fëmijët.

“Praktika dhe ide të këshilluara gabim janë bërë mëse të zakonshme në ditët e sotme, siç është përdorimi i ushqimeve farmaceutike për foshnjët, izolimi i tyre në një dhomë personale apo ideja se kur reagon menjëherë pasi fëmija grindet, ai “llastohet”- tha Narvaez, autore e studimit. Ky studim vëzhgoi praktikat e prindërimit modern dhe ndikimin e tyre në zhvillimin shëndetësor emocional tek fëmija deri në moshën e tij të rritur.

“Ushqyerja me gji, reagimi i gatshëm ndaj të qarave, përkëdhelje të vazhdueshme dhe përkujdesje nga më shumë se një person i rritur janë praktika të hershme prindërimi që kanë treguar ndikim pozitiv në zhvillimin e trurit, i cili nuk formon vetëm personalitetin, por ndihmon në shëndetin fizik dhe emocional” – theksoi Narvaez.

Studimet tregojnë se gatishmëria ndaj kërkesave të foshnjës (jo ta lesh të qajë deri në fund) ndihmon zhvillimin e vetëdijes; përkëdheljet e ngrohta ndikojnë në menaxhimin e stresit, kontrollin e impulsivitetit dhe rritjen e empatisë; loja e lirë në natyrë ndihmon në aftësimin social dhe kontrollin e agresivitetit; dhe disa të rritur përkujdesës (përveç mamit) ndihmojnë në rritjen e koefiçientit të inteligjencës, fleksibilitetit të egos dhe rritjen e empatisë.

Në SHBA këto karakteristika prindërimi janë duke u zhdukur, sipas Narvaez. Në vend që të mbahen në krahë, foshnjët kalojnë më shumë kohë në kosha, karroca dhe sedilje makinash. Vetëm 15% e nënave ushqejnë foshnjët e tyre më gji. Familjet e zgjeruara janë ndarë dhe loja e lirë në natyrë ka rënë ndjeshëm që prej 1970-ës.

Mbase për shkak të prindërimit modern apo edhe forcave të tjera ndikuese, studimi tregoi se të rinjtë e sotëm gjenden më shumë në gjendje ankthi dhe depresioni, kanë më shumë sjellje agresive dhe delinkuente, kanë empati më të ulët dhe sjellje më pak të dhembshura apo morale.

Share Button