Prindër, mos pini asesi duhan para fëmijëve, ja çfarë i’u shkaktoni

Pirja pasive e duhanit shkakton ndryshime të pakthyeshme në enët e gjakut tek fëmijët dhe rrit rrezikun që në moshën madhore të vuajnë nga sulmet në zemër apo goditjet në tru, sipas një studimi të madh ndërkombëtar të publikuar të mërkurën.
Hulumtimi i cili promovon fushatën kundër pirjes së duhanit në automobila dhe shtëpi konstatoi se pirja pasive e duhanit shkakton trashje të mureve të enëve të gjakut tek fëmijët dhe i vjetron enët për 3.3 vjet deri në fund të fëmijërisë.“Ekspozimi ndaj pirjes pasive të duhanit në fëmijëri shkakton një dëm të drejtpërdrejtë dhe të pakthyeshëm në strukturën e arterieve,” thotë Seana Gall, shkencëtare në Universitetin e Tasmanisë, e cila merret me epidemiologjinë e sëmundjeve kardiovaskulare.

Share Button