Princi William dhe Kate Middleton urojnë Princin Harry për fejesën me Meghan Markle

Duka dhe Dukesha e Krembrixhit, Princi William dhe Kate Middleton, kanë bere një deklaratë urimi për Princin Harry dhe Meghan Markle të cilët u fejuan dje.

“Ne jemi shumë të emocionuar për Harry dhe Meghan. Është një gjë e mrekullueshme për ta njohur Meghan dhe për ta parë se sa e lumtur është ajo me Harry”, thuhet në deklaratë, e cila u publikua në llogarinë zyrtare të Kensington Palace në Twitter.

Share Button