Princi saudit Mansour dhe disa zyrtarë në mesin e të vdekurve në aksidentin e helikopterit

Në Arabinë Saudite është rrëzuar një helikopter në të cilin ishte një princ dhe disa zyrtarë të lartë saudit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ka ndodhur në rajonin Asir dhe askush nga personat që ishin në helikopter nuk ka mbijetuar.

Televizioni shtetëror saudit raporton se në aksident jetën ka humbur Princi Mansour bin Muqrin, zëvendës guvernator i Asirit, provincë kjo në kufirin saudito-jemenas.

Shkaku i aksidentit që ka ndodhur në jugperëndimin e largët të Arabisë Saudite ende është i panjohur, kurse midis zyrtarëve të vdekur ishin ushtruesi i detyrës së guvernatorit të provincës Asir Salman al-Jerishi, Sekretari i Përgjithshëm i atij rajoni, Salih bin Abdullah al-Kadi, kreu i Departamentit të Bujqësisë në Asir Fahd al-Fertish, drejtori i policisë në Asir Salih bin Sulejman al-Karzai dhe disa zyrtarë të tjerë.

Share Button