Prestigjiozja spanjolle “Condè Nast Traveler”: Tirana, qyteti më “cool” në Europë

Tirana edhe një herë ka zënë faqet kryesore të mediave më të njohura ndërkombëtare. Pas prestigjiozeve “Vogue”, “Hollywood World Magazine”, “Vanity Fair”, “Gioia” apo “Gambero Rosso” edhe spanjollja “Condè Nast Traveler”, i ka kushtuar kryeqytetit shqiptar një artikull të veçantë, ku nuk nguron ta cilësojë Tiranën një ndër qytetet më “cool” të Europës.

Tirana renditet nga revista si pretendente serioze, përkrah Barcelonës, Brukselit apo Birminghamit, për të qenë një nga qytet me të pëlqyer dhe tërheqës të momentit në Europë. Madje autorja në hyrje të shkrimit të saj thekson se ka ardhur koha që të gjithë këto qytete duhet t’i lënë hapësirë Tiranës për të qenë në top-listë.

Historia otomane, e shkuara dhe reliket komuniste, arkitektura, kultura, natyra, kuzhina e pasur, çmimet konkurruese, por edhe ngjyrat, janë ndërthurje që ngjallin kureshtje për këdo dhe që për autoren e këtij artikulli nuk do i gjesh në asnjë vend tjetër.

Share Button