Presidenti Nishani takim me presidenten kroate në Kroaci

Kreu i Shtetit shqiptar ka zhvilluar takime kokë më kokë me Presidenten kroate ku më pas, ka kryesuar bisedimet dypalëshe mes dy delegacioneve respektive zyrtare.

Gjithashtu Presidenti Nishani do të pritet nesër nga Kryeministri kroat, Tihomir Orešković si dhe nga Kryetari i Parlamentit të Kroacisë, Akademiku Željko Reiner.

Gjatë kësaj vizite të rëndësishme për marrëdhëniet dypalëshe dhe ato rajonale, me fokus paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe për zhvillimin ekonomik të tyre e integrimin në strukturat euro-atlantike, Presidenti Nishani do të shoqërohet nga një numër i shumtë sipërmarrësish shqiptarë, drejtuesish e përfaqësuesish të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, për të përshëndetur së bashku me Presidente kroate Kolinda Grabar-Kitarović, Forumin e posaçëm Ekonomik Kroaci-Shqipëri.

Në kuadër të kësaj vizite shtetërore të Presidentit të Republikës parashikohet edhe një takim i përzemërt me bashkatdhetarët e shumtë shqiptarë, të cilët jetojnë dhe punojnë në Kroaci.

Share Button