Presidenti Nishani dekreton faljen e Nazime Vishës

President i Republikës Bujar Nishani fal dënimin për Nazime Vishën. Dekreti i Nishanit vjen pas kërkesës së ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani më datë 22 shkurt.

Nazima Visha ndodhej në burg për vrasjen e Fiqiri Muçës dhe ishte dënuar me 10 vite burg. Deri tani Visha kishte kryer më shumë se 1/3 e dënimit.

“Falja është një akt human i jashtëzakonshëm mëshire. Vlerësova gjithashtu pendimin e thellë, sjelljen e saj si e dënuar, arsyetimin ligjor dhe propozimin e Ministrit të Drejtësisë, si dhe çdo rrethanë tjetër të veçantë që justifikon faljen” thuhet në arsyetimin e dekretit i cili hyn në fuqi menjëherë.

 

Share Button