Presidenti Erdoğan vizitë në Rusi

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, do të zhvillojnë sot një takim për herë të pestë pas krizës së avionit në vitin 2015. Dy liderët do të takohen në rezidencën shtetërore në Soçi, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Erdoğan ndodhet në Rusi me ftesë të homologut rus, Putin. Në takim pritet të diskutohen marrëdhëniet mes dy vendeve, çështja e Sirisë, çështje rajonale dhe globale.

Vizita e Erdoğan thuhet se cilësohet si “vazhdimi i takimeve të zyrtarëve më të lartë”, në kuadër të procesit të dialogut Turqi-Rusi.

Në takim pritet që krahas temave të tjera, të diskutohen edhe çështje që kanë të bëjnë me vizat e qytetarëve turq që jetojnë në Rusi dhe aktivitetet e kompanive turke në këtë vend.

– Mesazhe pozitive nga dy liderët në takimin e fundit

Takimi i fundit mes dy liderëve u zhvillua më 10 mars gjatë mbledhjes së Këshillit të Lartë të Bashkëpunimit Turqi-Rusi. Takimi u zhvillua në rezidencën e Kremlinit.

Gjatë fjalimit të mbajtur këtu, Presidenti Erdoğan kishte theksuar se beson që procesi i normalizimit është plotësuar tashmë. “Këtë fjalë nuk duam ta përmendim më. Pritshmëritë tona tani e tutje janë siguria dhe besueshmëria reciproke ndaj njëri-tjetrit dhe rritja e dialogut në fusha të tjera si ekonomia, etj.”

Ndërsa Putin ishte shprehur: “Po punojmë shumë që marrëdhëniet tona të shkojnë atje ku duhet. Asnjë nuk priste që mes Turqisë dhe Rusisë të ngrihej një bashkëpunim kaq i gjerë ushtarak dhe i shërbimeve inteligjente.”
Dy liderët ishin optimistë për zhvillimin e marrëdhënieve edhe në fusha të tjera si tregti, ekonomi, etj.

Share Button