Presidenti Erdoğan vizitë në Indi

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, është pritur me një ceremoni zyrtare nga presidenti i Indisë, Pranab Mukherjee raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan, gjatë ceremonisë me 21 të shtëna topi në rezidencën presidenciale është pritur nga presidenti Mukherjee dhe kryeministri Narendra Modi, ku më pas janë intonuar himnet kombëtare të dy vendeve.

Pas përshëndetjes së trupës ceremoniale dhe prezantimit të delegacioneve të dy vendeve Erdoğan bashkë me Mukherjee dhe kryeministrin Modi kanë kaluar në rezidencën presidenciale.

Gjithashtu në ceremoni ishin të pranishëm edhe shefi i Shtabit të Ushtrisë së Turqisë, gjenerali Hulusi Akar, ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Ekonomisë, Nihat Zeybekci, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Berat Albayrak, ministri i Kulturës dhe Turizmit, Nabi Avcı, ministri i Transportit, Çështjeve Detare dhe Komunikacionit, Ahmet Arslan, deputeti i AK Partisë për qytetin Antalya, Özdoğan Enç, deputeti i partisë MHP për qytetin Kocaeli, Saffet Sancaklı, kreu i inteligjencës Hakan Fidan si dhe ambasadori i Turqisë në New Delhi, Şakir Özkan Torunlar.

Share Button