Erdogan: Samiti i Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik do të jetë historik

Presidenti turk shprehu bindjen e tij se samiti i 13-të i Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik që pritettë mbahet nesër në kryeqytetin e Pakistanit, do të jetë historik.

Erdogan deklaroi nga aeroporti Ataturk i Stambollit, para nisjes për në Islamabad se në këtë samit, do të dekretohet platforma vizionare 2025, si dhe do shqyrtohen mënyrat e implementimit të konventës tregtare ndermjet vendeve anëtare të organizatës.

Erdogan tha se samiti i Islamabadit vjen në një periudhë të vështirë për vendet anëtare, ku shumë prej këtyre vendeve po përjetojnë zhvillime historike kur edhe pesha politike, tregtare dhe ekonomike botërore ndaj vendeve euroaziatike po vjen e bëhet më e madhe.

Samiti pritet të përqëndrohet në lidhjet tregtare, telekomunikacionit dhe transportit në nivel rajonal. Erdogan u shpreh se projektet madhore të ndërtuara nga Turqia, si Metro Marmaray, tuneli Eurasia dhe ura nderkontinentale Uthman Gazi, treni i shpejtësisë së lartë, janë në favor të vendeve të rajonit për zhvillim ekonomik.

Share Button