Presidenti Erdoğan dhe Trump takohen në New York

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe presidenti amerikan, Donald Trump në takimin e tyre janë dakorduar për zhvillimin e bashkëpunimit për zgjidhjen e çështjeve rajonale dhe vendosmërinë për të vazhduar luftën kundër të gjitha organizatat terroriste, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga Presidenca e Turqisë është bërë një deklaratë për shtyp lidhur me takimin Erdoğan-Trump.

“Në bisedën e zhvilluar në takim ka patur një dakordim për zhvillimin e bashkëpunimit për zgjidhjen e çështjeve rajonale dhe vendosmërinë për të vazhduar luftën me të gjitha organizatat terroriste. Dy liderët duke u shprehur se kundërshtojnë referendumin që Qeveria Rajonale Kurde e Irakut ka planifikuar të mbajë më 25 shtator 2017, kanë theksuar se një hap i tillë do të ketë pasoja serioze”, thuhet në deklaratë.

I ndodhur në New York të SHBA-ve për të marrë pjesë në Sesionin e 72-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara mbrëmë Erdoğan u takua me homologun amerikan.

Share Button