Presidenti amerikan Trump, turne në Azi

Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se presidenti amerikan Donald Trump në kuadër të vizitave të tij në Azi do të zhvillojë një sërë takimesh dypalëshe me liderët si dhe kontakte të shumta kulturore dhe ekonomike, transmeton Anadolu Agency (AA).

Njoftohet se në kuadër të vizitës së tij Trump do të marrë pjesë edhe në Samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) dhe në atë të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN).

“Presidenti Trump do të theksojë rëndësinë e një rajoni Indo-Paqësor të lirë dhe të hapur për sigurinë dhe paqen e Amerikës. Presidenti po ashtu me partnerët tregtarë do të nënvizojë rëndësinë e marrëdhënieve ekonomike, të drejta dhe reciproke. Kontaktet e presidentit do të fuqizojnë edhe ballafaqimin me kërcënimin e Koresë së Veriut si dhe vendosmërinë ndërkombëtare në aspektin e pastrimit të Gadishullit Korean në mënyrë të pakthyeshme nga elementet bërthamore”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

Më tej theksohet se sidomos vizita e Trumpit në Kinë ku do të takohet me presidentin Xi Jinping mund të jetë një kthesë e rëndësishme në çështjen e Koresë së Veriut.

Ndryshe, presidenti i SHBA-ve Donald Trump në datat 3-14 tetor do të nis një turne në Azi, ku do të vizitojë Japoninë, Korenë e Jugut, Kinën, Vietnamin, Filipinet dhe Hawaiin.

Share Button