Presidenca e KE-së ndan Europën

Kryeministri britanik, David Cameron bisedoi me kancelaren gjermane Angela Merkel për postin e Presidentit të Komisionit Europian.
Ata nuk janë të një mendjeje për  kandidatin Jean Claude Junker, ish-kryeministrin e Luksemburgut që vjen nga Partia Popullore Europiane e cila fitoi shumicën pas zgjedhjeve parlamentare. Cameron kundërshton idenë e Junkerit për një union më të ngushtë politik mes shteteve anëtare të Bashkimit Europian. Kryeministri britanik dhe kancelarja gjermane u takuan pas drekës së udhëheqësve të G7-s në Bruksel. Zëdhënësi i Cameron tha: ”Diskutimet u përqendruan tek Komisioni Europian dhe tek Presidenti i ardhshëm”. Duke përshkruar tonin e takimit me Merkel, një burim i Downing Street tha: “Ata patën një takim të sinqertë dhe diskutime konstruktive“. Në gjuhën diplomatike të do të thotë “të forta“. Cameron e konsideron Junkerin shumë federalist, i një shkollë të vjetër dhe jo personin e duhur që mund të sjellë reforma në Europë, madje analistët janë të mendimit se ai është një vijë ndarëse mes Britanisë dhe Europës, vecanërisht Gjermanisë.  Kryeministri britanik ka deklaruar, sic është cituar, se emërimi i Jean Claude Junker  mund të destabilizojë qeverinë britanike deri në atë pikë sa mund të çojë në zhvillimin e referendumit të planifikuar për anëtarësinë në BE, nga 2017 që është caktuar në 2016. Partia Popullore Europiane të cilës i përket Junkeri fitoi numrin më të madh të deputetëve në zgjedhjet parlamentare europiane. Kryeministri italian Mateo Renzi tha se nuk ekziston një mbështetje e qartë për Junkerin mes udhëheqësve të BE-së. Duke folur pas takimit me kancelaren gjermane, presidentin francez dhe kryeministrin britanik, kryeministri italian tha se qëllimi i parë është të përcaktojmë përparësitë për komisionin e ardhshëm dhe më pas të vendosim për kandidatin e duhur që do të drejtojë këtë institucion.

Share Button