Pranga ish-ministrit Ksera, abuzim me fondet e shtresave në nevojë

Spiro Ksera, ish-ministrë i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, është arrestuar mbrëmjen e së premtes nga Policia e Gjirokastrës, pas një urdhër arrest të lëshuar nga Prokuroria e Tiranës në ngarkim të tij.

Ai është arrestuar në banesën e tij në fshatin Derviçan të Gjirokastrës. Burime zyrtare nga organi i akuzës bëjnë të ditur se Ksera akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën.

Ai dyshohet se ka vjedhur rreth 30 milionë lekë nga aktivitete për romet dhe të moshuarit, të cilat edhe pse janë faturuar sikur janë kryer, nga hetimet rezulton e kundërta.

Ndërkaq, në pranga ka rënë edhe një person tjetër, Artemis Mene, gjithashtu ish-punonjës në ministrinë e Kserës. Ndërsa, bëhet e ditur, urdhër arreste janë lëshuar edhe për disa persona të tjerë të cilët janë në kërkim nga policia.

 

Share Button