Pranga ish-drejtorit të Ujësjellësit Librazhd

|sh-drejtori i Ujësjellësit të Librazhdit, Petrit Zeneli, ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

52-vjeçari Zeneli u arrestua pasi në vitin 2011 ka miratuar lejen e ndërtimit mbi tubacionin kryesor të Ujësjellësit Elbasan, që solli dëme në furnizimin me ujë në këtë qytet.

Arrestimi i tij u bë gjatë operacionit të koduar “Kolektori”, ndërsa vazhdojnë hetimet e mëtejshme.

 

Share Button