Pranga 47 vjeçarit që aksidentoi për vdekje të moshuarin

Drejtuesi i një mjeti në Tropojë është vënë në pranga, pasi ka aksidentuar për vdekje një shtetas. Në prangat e policisë ka rënë Agim Syla, 47 vjeç, banues në fshatin Shumicë, Tropojë.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas, në vendin e quajtur “Slloçi”, në qytetin e B.Currit, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar shtetasin M.M., 81 vjeç.

Për pasojë, i aksidentuari ka gjetur vdekjen, gjatë transportimit për mjekim më të specializuar në Kosovë. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Share Button