Power: Veprimet e Rusisë në Siri janë barbarizëm, po masakron fëmijë e gra…

Britania, Franca dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë kritikuar Rusinë për veprimet e saj në Siri, në mes të intensifikimeve të fushatës së bombardimeve në qytetin verior Alepo.
“Atë që po e sponsorizon dhe po e bën Rusia nuk është kundër terrorizëm, është barbarizëm”, tha ambasadorja e SHBA-së në OKB, Samantha Power, në një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit me 25 shtator.

Power tha gjithashtu se regjimi i presidentit Bashar al – Assad dhe aleati i tij Rusia “kanë lënë mbeturina nga ajo që ka mbetur nga një qytet ikonë e Lindjes së Mesme”.
“Në vend të paqes, Rusia dhe Assad bëjnë luftë”, tha ajo. “Në vend të ndihmave për Sirianët, që shpëtojnë jetë, Rusia dhe Asaad po bombardojnë spitalet dhe ata që po ndihmojnë në shpëtim”.

Ambasadorja e SHBA-së pastaj i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit “të gjejë kurajën dhe të thotë se kush është përgjegjës, si dhe t’i thotë Rusisë njëzëri të ndalojë”.
Takimi i Këshillit të Sigurimit, i kërkuar nga Britania, Franca dhe SHBA-ja, vjen pasi regjimi i Sirisë shpalli javën e kaluar një ofensivë të re kundër Alepos lindore, ku rreth 275.000 njerëz jetojnë.

Të paktën 231 civilë janë vrarë nga dhuna në qytetin e rrethuar dhe paralagjet e tij, që kur armëpushimi një javor, i ndërmjetësuar nga SHBA-ja dhe Rusia, u prish më 19 shtator, sipas Obesrvatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, me seli në Britani të Madhe.

Share Button