Poroshkeno: Lufta në Ukrainë duhet të përfundojë këtë javë

Presidenti ukrainas Petro Poroshhnko ka thënë se luftimet në këtë vend duhet të ndërpriten gjatë kësaj jave.

Përmes një deklarate, Poroshenko ka thënë se është e papranueshme që çdo ditë po vdesin njerëz.

Poroshenko ka shtuar se është vitale që të rikthehet kufiri ukrainas në atë pikë ku siguria e çdo qytetari të Ukrainës do të ishte e garantuar.

Ndërkaq separatistët pro-rusë janë duke kontrolluar disa ndërtesa qeveritare në lindje të vendit, pavarësisht operacioneve të vazhdueshme ushtarake të Ukrainës.

 

Share Button