Poroshenko premton të ndëshkojë separatistët

Presidenti i ri i Ukrainës, Petro Poroshenko është zotuar se do të ndëshkojë ‘banditët’, pas rrëzimit të helikopterit gjatë ditës së enjte ku mbetën të vdekur 12 persona. “Sot, djemtë tanë vdiqën tragjikisht. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave dhe i premtoi se këto akte të rëndë të armiqve të popullit Ukrainës nuk do të mbeten pa u ndëshkuar”, tha gjatë se enjtes Poroshenko, duke shtuar se ngjarjeve të tilla duhet t’i jepet fund. “Ne duhet të bëjmë çdo përpjekje për të siguruar se nuk do të ketë më ukrainas të vrarë nga terroristët dhe banditët pro-rusë”, tha  Poroshenko. Helikopteri Mi-8 u godit gjatë luftimeve të ashpra midis Sloviansk dhe Kramatorsk, 6 ushtarë të Gardës Kombëtare, duke përfshirë edhe një gjeneral, si edhe 6 anëtarë të forcave të brendshme mbetën të vdekur. Lajmi u bë i ditur nga Garda Kombëtare, e cila shtoi se pro-rusët që sulmuan helikopterin ishin ‘shkatërruar’ nga forcat ukrainase, të cilat organizuan një operacion anti-terror.

Share Button