Policja 23-vjeçare vret veten me armën e shërbimit

Një efektive e policisë së Durrësit i ka dhënë fund jetës në rrethana ende të paqarta. Sipas të dhënave paraprake ngjarja ka ndodhur në Katund Sukth, ku 23-vjeçarja me iniciale P.SH. është vetëvrarë me armën e shërbimit.

Informacion paraprak.

Më datë 10.05.2017, rreth orës 12: 30, në Katund Sukth, në banesë është vetvrarë me armën e shërbimit shtetësia P. Sh. 23 vjeçe, Punonjëse Policie në Komisariatin e Policisë Durrës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor po kryen veprimet e mëtejshme procedurale për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkaqet.

Share Button