Policia zbulon grupin e vrasësve me pagesë.

Policia e Shtetit ka  zbuluar një grup kriminal i cili akuzohet se ka kryer disa vrasje me pagesë por dhe vendosjen e lëndëve shpërthyese eksplozivë. Grupi kriminal drejtohej nga Admir Tafili, i dënuar me burg përjetë, i cili aktualisht e vuan dënimin  në burgun e Peqinit  dhe pjesë e këtij grupi kriminal janë dhe të arrestuarit e pak ditëve më parë Alfred Qefalia, Kristi Pine, Aleksandër Gora. Ndërkohë dy shtetas të tjerë, pjesë e këtij grupi kriminal janë shpallur në kërkim. Zv/Drejtori i përgjithshëm I Policisë, Haki Çako, konfirmoi përfshirjen e personave të mësipërm në këtë grup kriminal, ndërsa konfirmoi edhe bllokimin e një arsenali armësh që posedoheshin nga këta persona.

Share Button