Policia në Paris, kontrollon qytetin për bombë

Pas një njoftimi për kërcënim me bombë të ardhur rreth orës 10.00 në policinë e Parisit, në ndërtesën e zyrës së prokurorisë financiare u dërguan njësitë e çaktivizimit të bombave.

Si pasojë u evakuuan punonjësit që ndodheshin në ndërtesë dhe përreth u morën masa të gjera sigurie.

Edhe të shtunën e kaluar në aeroportin e dytë më të madh të Parisit në Orly një person kishte tentuar ti merrte armën një ushtari të patrullës dhe më pas ishte vrarë duke u qëlluar.

Në Paris ku ditët e fundit po përjetohet panik për shkak të shqetësimeve nga terrorizmi, edhe ditën e enjte të javës së kaluar ishte dërguar një pako bombë në ndërtesën e FMN-së, ku pas hapjes së pakos ishte plagosur lehtë një punonjës.

Share Button