Policia kanadeze arreston “Rambon”

Policia kanadeze njoftoi se ka arrestuar personin e dyshuar për vrasjen e tre oficerëve të policisë dhe plagosjen e dy të tjerëve në Moncton, New Brunswick. Autoritetet policore në këtë lokalitet postuan një mesazh në Twitter se Justin Bourque, i cili e kreu masakrën i veshur si Rambo. Lajmi për prangosjen e tij erdhi pasi një gjueti e mirëfilltë njeriu u zhvillua për të dytën natë radhazi . Shkollat dhe zyrat shtetërore qëndruan të mbyllura dhe banorëve iu tha të qëndronin në shtëpitë e tyre gjatë operacionit. Ndërsa të premten policia njoftoi se banorët e Moncton mund të lëvizin lirshëm nëpër qytet.

Share Button