Policia jep detaje të operacionit “Porosia”

Policia në kryeqytet ka dhënë detaje të reja mbi operacionin e koduar “Porosia” ku u sekuestrua sasia më e madhë e eksplozivit C4 , që është arritur të kapet në vendin tonë.

Si rezultat i këtij operacioni u arrit sekuestrimi i 98 kg eksploziv C4, si dhe arrestimi në flagrancë i 4 shtetasve të cilët janë ushtarakë, pjesë e Forcave të Armatosura.

Sipas burimeve nga policia të arrestuarit janë: Ilir Perikli Dhimo, 36 vjeç, banues në Krujë, kapiten tek asgjësimin i municionev; Pëllumb Xhemal Daci, 46 vjeç, banues në Krujë, major në reserve, ish zv. komandant; Emild Kasëm Taku, 27 vjeç, banues në Tiranë, ushtarak tek batalioni i transportit si dhe Artur Adem Çelo, 40 vjeç, banues në Tiranë, pjesë e ushtrisë.
Katër të arrestuarit janë kapur në kushtet e flagrancës gjatë momentit të shitjes së sasisë eksplozive C4 dhe gjatë ndërhyrjes policore kanë tentuar të largohen për t`ju shmangur arrestimit.

Share Button