Policia izraelite vret gruan palestineze

Policia izraelite ka vrarë një grua me pretendimin për “tentativë të sulmit me thikë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga zëdhënësi i policisë izraelite, Micky Rosenfeld pretendohet se nga një grua ka tentatuar të sulmojë me thikë ndaj policëve para derës Damask në rajonin “Qyteti i Vjetër” që rrethon me mure Jerusalemin Lindor. Në deklaratën ku njoftohet se policia në vendngjarje ka hapur zjarr duke vrarë gruan, theksohet se nga forcat izraelite nuk ka patur të dëmtuar.

Ndërsa më pas është vërejtur se policia izraelite ka mbyllur zonën pasi e ka rrethuar.

Jerusalemi Lindor dhe Bregu Perëndimor që nga viti 1967 ndodhen nën okupimin e Izraelit. Forcat izraelite herë pas here qëllojnë palestinezët me pretendimin “se tentojnë të sulmojnë”.

Ndërsa organizatat e të drejtave të njeriut akuzojnë forcat izraelite “për ekzekutime pa gjykim në mesin e rrugës.”

Në Bregun Perëndimor nën okupimin e Izraelit ndodhen 400 mijë kolonë hebrenj, ndërsa ndodhen edhe 200 mijë të tjerë në Jerusalemin Lindor. Sipas ligjit ndërkombëtar njësitë e vendbanimeve izraelite janë ilegale.

Share Button