Policia izraelite qëllon një vajzë palestineze

Humb jetën vajza e re palestineze e qëlluar nga policia izraelite në tokat e pushtuara të Jerusalemit Lindor, me pretendimin se vajza ndërmori një sulm me thikë.

Në deklaratën e bërë nga policia e Izraelit, bëhet e ditur se një vajzë e re palestineze për të cilën pretendohet se sulmoi me thikë policin që bën roje në portën e qytetit të vjetër që rrethon Mesxhidi Aksanë, është neutralizuar me zjarrin e hapur nga polici.

Ndërkohë që në deklaratë nuk jepet informacion në lidhje me gjendjen e vajzës së qëlluar, media izraelite bëri ë ditur se vajza e re ka humbur jetën.

Në deklaratën e mëpasshme të policisë izraelite theksoi se vajza e qëlluar nga policia humbi jetën në vendngjarje.

Ndërkaq vihet re një rritje e numrit të sulmeve nga palestinezëve nga ana e forcave izraelite duke pretenduar se “pati tentativë për sulm me thikë”.

Nga ana tjetër, ushtarët izraelitë, në zona të ndryshme të pushtuara të Bregut Perëndimor arrestuan 13 palestinezë, 5 prej tyre anëtarë të Hamasit.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga ushtria izraelite bëhet e ditur se arrestimet janë intensifikuar në qytezat Fer’un dhe Takku në qytetet Al-Halil dhe Kalkilja.

Forcat izraelite duke bastisur shpesh shtëpitë e palestinezëve në tokat e pushtuara në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor, arrestojnë palestinezët me pretendime të ndryshme.

Sipas raportit të përgatitur nga institucionet palestineze, në burgjet izraelite ka rreth 7 mijë palestinezë.

Share Button