Polic Xhemili del në pension, Ministri Tahiri i rezervon një suprizë

TIRANË-T’i shërbesh Policisë së Shtetit për 45 vite me radhë dhe në fund të të përcjellë dora vetë ministri. Pak nga supriza me policin e zbulon vetë ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

“45 vjet në Polici, 22 vjet me të njëjtin motorr. Cfarë emocioni surpriza që i rezervuam Xhemilit ditën e fundit të punës së tij.

Emocion i pamasë edhe për mua. Për të gjithë ne.

Pas 45 viteve në Polici, Xhemili doli sot në pension.

Faleminderit me gjithë zemër për shërbimin në Policinë e Shtetit.

Frymëzim për të rinjte e te rejat, shembull për ‪#‎policineqeduam‬ ‪#‎policineegjeneratestjeter‬”, shkruan Tahiri duke sjellë më poshtë dhe një video

Share Button